​Kurti: Do të dështojnë përpjekjet e Beogradit për destabilizimin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar sot zhvillimet e fundit pas largimit të zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës, duke thënë se qytetarët nuk kanë nevojë të brengosen për situatën në veri dhe se sipas tij do të dështojnë përpjekjet e Beogradit për destabilizimin e Kosovës.

Sipas Kurtit, zhvillimet në veri mund të jenë të lidhura me planin franko-gjerman.

Kurti po ashtu ka folur edhe për periudhën në javët dhe muajt në vijim rreth procesit të targave.

Ai ka thënë se është në kontakt edhe me mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë të sigurisë, siç është KFOR-i.

Kurti edhe njëherë u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të mos i lëshojnë vendet e tyre të punës, pasi që siç tha, ai me këtë do të dobësohen shërbimet për qytetarët.

Read Previous

Dr. Mentor Rruka flet rreth ndikimit të ndryshimit të orës tek njerëzit

Read Next

​Begaj bisedë telefonike me Osmanin, bisedojnë për zhvillimet në veri