​Kosova pret Shqipërinë në Prizren, synon fitore jetike në parakualifikimet e EuroBasket 2029

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të përballet sot me Shqipërinë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij cikli të parakualifikimeve për EuroBasket 2029. Takimi do të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 19:00.

Për Dardanët, kjo sfidë ka rëndësi të madhe në garën për kualifikim, pasi një fitore do ta mbante Kosovën në garë për kalimin në fazën e ardhshme të parakualifikimeve, ndërsa çdo rezultat tjetër do ta vështirësonte ndjeshëm objektivin.

Përballja pritet të zgjojë interesim të madh edhe për shkak të rivalitetit mes dy përfaqësueseve, ndërsa organizatorët presin një atmosferë të zjarrtë në tribunat e palestrës “Sezai Surroi”. Biletat për ndeshjen janë në shitje online.

Si trajneri Bujar Loci, ashtu edhe lojtarët u kanë bërë thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh për ta mbështetur ekipin në këtë sfidë të rëndësishme. Basketbollistët e Kosovës synojnë një paraqitje me disiplinë dhe karakter përballë një Shqipërie të përforcuar, me objektivin e vetëm. fitoren që do ta mbante gjallë rrugëtimin drejt EuroBasket 2029. /KosovaPress/

Read Previous

Haxhiu dhe Kurti: Deklarata Kushtetuese hodhi themelet e shtetësisë

Read Next

Kampionati Botëror vazhdon sonte me ​tri ndeshje të zjarrta