​KFOR-i shton praninë e tij në Urën e Ibrit

Situata në Urën e Ibrit në Mitrovicë deri tani është e qetë. Aty shihen qytetarë duke kaluar, derisa rreth pesë vetura të karabinierëve italianë të KFOR-it po qëndrojnë mbi urë, raporton KosovaPress,

Raportohet se para një ore në Urën e Ibrit ishin të pranishme rreth tri autoblinda të KFOR-it. Ushtarët kanë bërë inspektime për të qenë në këtë pjesë.

Ndërkaq, janë dy qëndrime të ndryshme sa i përket hapjes së urës, në mes ambasadorit të SHBA-së, Jeffry Hovenier dhe KFOR-it si dhe qeverisë së Kosovës.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

Ndërsa, sot në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak kundër partnerëve të Kosovës, e shtet ynë është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura.

Të martën, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale./kp

Read Previous

Sondazhi: Donald Trump në rrezik për të humbur Florida-n

Read Next

LeBron James: Nuk e shoh veten duke luajtur për Amerikën pas 4 vitesh në Lojërat Olimpike