Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 7.953 testime, 1.096 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 rast të vdekjes.
“Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.109. Në total numri i rasteve aktive është 7.854”, thuhet në njoftim.