Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se sot fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Irlandë.
Çmimi është 4 euro dhe 2 euro nga çdo biletë e shitur do të shkojnë për fëmijët e SOS Fshat.
Sfida ndaj Irlandës zhvillohet më 22 shkurt nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe është e vlefshme për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027. /KosovaPress/
Shitja e biletave
Te Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë
E martë: 11:00-20:00
E mërkurë: 11:00-20:00
E enjte: 11:00- 19:00