Federata e Futbollit të Kosovës, përkatësisht Komisioni i Garave ka njoftuar të gjithë delegatët e ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë, se të martën, më 30 janar, do të mbahet takim në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.
Prania e delegatëve në takim është obligative, teksa ky takim është shumë i rëndësishëm për organizimin dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të garave në stinorin pranveror.
Takimet me Komisionin e Garave zhvillohen sipas programit të mëposhtëm:
Ora 12:00 – Takimi me delegatët e Superligës
Ora 13:00 – Takimi me delegatët e Ligës së Parë
/KosovaPress/