​Deputetja e VV-së: Ranë maskat, mërgata vlerë për Kosovën, kërcënim për të korruptuarit

????????????????????????????????????

Pasi parlamenti nuk arriti t’i siguroj 2/3 e votave për shqyrtimin e projektligjit të Zgjedhjeve me procedurë të përshpejtuar, ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Pacolli shkruan se “Dje ranë maskat. Ua prishëm matematikat prandaj gjithë kjo histeri”.

Ajo nëpërmjet një shkrimi thotë se mërgata vlerë për Kosovën, kërcënim për hajnat e korruptuar.

“Dje ranë maskat. Ua prishëm matematikat prandaj gjithë kjo histeri. Ne vazhdojmë me procedurë të rregullt të bëjmë ndryshimet e nevojshme për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Mërgata vlerë për Kosovën, kërcënim për hajnat e të korruptuarit. Mërgata, kjo ❤ e Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Read Previous

Kujt po i pengon poligoni i FSK-së në Mitrovicë?

Read Next

Një ndër vendet që ka kryer më shumë vaksinime, do të mbyllet sërish