Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu iu bashkua familjes së Bashkimit Evropian në Kosovë për të dënuar të gjitha format e dhunës ndaj grave.
Ai ka shkruar në Facebook se dhuna nuk ka justifikim.
“Le ta ndalojmë këtë plagë në të gjitha format dhe kudo, në Kosovë, Itali, BE dhe në mbarë botën”, ka shkruar ai.