Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka marrë pjesë sot në punëtorinë e komitetit ad-hoc të reformës zgjedhore të Kuvendit të Kosovës.
“E vlerësoj dinamikën e tyre të punës dhe gatishmërinë për të ndjekur rekomandimet e BE-së”, tha Szunyog.
Në një postim të zyrës së BE-në në Kosovë, theksohet se BE pret që propozimi i reformës gjithëpërfshirëse të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur. /KosovaPress/