​Asnjë i vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë i vdekur, ndërsa janë shënuar 12 raste të reja antiCOVID-19.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

11 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 133.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Read Previous

10 teori për ‘La Casa de Papel 5’ që duken goxha bindëse

Read Next

Futbollistët e Anglisë kanë vendosur të dhurojnë bonusin e “EURO 2020” për bamirësi