​Aksidenti me fatalitet në Prishtinë, një muaj paraburgim për ngasësen e automjetit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj personit me inicialet Y.B. për shkak të veprës penale rrezikimi i trafikut publik.

E pandehura Y.B., më 26 shkurt 2024 në Prishtinë, dyshohet se nga pakujdesia derisa po ngiste veturën e saj, duke vepruar me kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, ashtu që duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit dhe kushteve të rrugës, godet shtyllën e semaforit dhe nga goditja semafori rrëzohet dhe godet këmbësorin SH.H., i cili ndërron jetë nga plagët e marra.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

/kp/

Read Previous

Kurti përkujton të rënët e masakrës së Likoshanit

Read Next

Apple heq dorë nga prodhimi i një makine elektrike