​Akil humbi edhe medaljen e bronztë

Xhudisti Akil Gjakova ka humbur mundësinë edhe për medaljen e bronztë, pasi nuk ka arritur ta mund arritur ta mund Rustam Orujov e Azerbajxhanit.

Akili po ashtu ka humbur në çerekfinale ndaj konkurrenit të Mongolisë, Oshir Tsend.

Akili më herët fitoi ndaj kundërshtarëve të tij, suedezin, Tommy Macias, i pesti në renditjen botërore, pastaj Nils Stump nga Zvicëra dhe Ahmed Ayash nga Jemeni.

Kampioni i Evropës garoi në kategorinë deri në 73 kg të xhudos./KosovaPress

Read Previous

​Komisioni për Legjislacion nuk e mbështet raportin me amandamente për projektligjin për rishikim të buxhetit

Read Next

Nga aksidenti në Kroaci, shoferi i autobusit mund të dënohet deri në 15 vjet burgim