“Zyrtarizohet” transferimi i parë i Barcelonës për sezonin e ri

Barcelona ka shfrytëzuar klauzolën e lirimit të Joan Garcias për ta nënshkruar atë nga rivalët e qytetit, Espanyol. Portieri ishte një nga lojtarët më të spikatur në La Liga sezonin e kaluar.

Agjentët e Garcias depozituan 25 milionë euro me rregullime inflacioni në zyrat e La Ligës, duke i dhënë fund kontratës së tij me Espanyolin.

Asnjëri klub nuk e ka konfirmuar ende marrëveshjen, por një njoftim pritet së shpejti.

Megjithatë, marka e dorezave Rinat Europa ndau një postim në rrjetet sociale, duke konfirmuan kalimin e Garcias në Camp Nou.

“Urime Joan Garcia mik!! Çfarë krenarie që kemi kaluar këtë udhëtim me ty derisa arrite në një nga ekipet më të mira në botë”, shkruan ata, teksa në një postim të veçantë, ata shtuan një hashtag ku përmendej Barça.

Garcia thuhet se ka rënë dakord për një kontratë gjashtëvjeçare me Barcelonën dhe pritet të jetë portieri i parë i zgjedhur nga Hansi Flick.

E ardhmja e Inaki Pena, Marc-Andre Ter Stegen dhe Wojciech Szczesny mbetet e pasigurt. 

Read Previous

Guardiola: Real Madridi ose Barcelona do të më kishin shkarkuar për këtë sezon

Read Next

I hiqet shtetësia e Kosovës një serbi, shkak rrezikimi i sigurisë kombëtare