Zyrtarja e OKB-së shpreh shqetësimin për situatën në Kosovë

Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka shprehur shqetësimin për zhvillimet në veri të Kosovës, ka thënë një zëdhënës i OKB-së.

Farhan Haq, zëvendës zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara iu tha gazetarëve të martën se, “Misioni i OKB-së vuri në dukje se zhvillimet vazhdojnë të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme dhe të drejtat socio-ekonomike të komuniteteve të prekura, duke përfshirë mbylljen e nëntë degëve zyrave postare të Serbisë në komunat veriore nga autoritetet në Prishtinë.

Haq tha se shefja e UNMIK-ut bëri thirrje për lidership të përgjegjshëm për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ajo përsëriti më tej thirrjet për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe bëri thirrje për përmbajtje nga veprimet e njëanshme./21Media

Read Previous

Ekipi olimpik u mirëprit edhe në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, organizuar nga Kurti

Read Next

Rëndësia e pozitës së nënpresidentit amerikan