Ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D.Robinson, gjatë vizitës së tij, në Kosovë do të takohet me presidenten e vendit.
Sipas agjendës së tij, të cilën e ka publikuar Departamenti Amerikan i Shtetit, Robinson do nisë vizitën e tij të mërkurën dhe në agjendë figuron vetëm takimi me presidenten, Vjosa Osmani.
Ai pritet të qëndrojë në Kosovë tri ditë dhe do të mbajë takim edhe me partnerët e Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve në Prishtinë.
Paraparkisht Robinsion nga data 18-20 mars do të jetë në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët të tjerë që po mbështesin punën e Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, kanë njoftuar nga Departamenti amerikan i shtetit. /RTK/