Klubi i Manchester United, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Ole Gunnar Solskjaer është larguar nga posti i trajnerit.
United thotë se ndjehen keq për vendimin, por që javët e fundit kanë qenë zhgënjyese, por këto rezultate, sipas klubit, nuk duhet ta errësojnë punën që ai ka bërë gjatë këtyre tri viteve.
“Vendi i tij në historinë e klubit do të jetë gjithmonë i sigurt, jo vetëm për historinë e tij si lojtar, por si një njeri i madh dhe një menaxher që na dha shumë momente të shkëlqyera. Ai do të jetë përgjithmonë i mirëpritur në Old Trafford si pjesë e familjes së Manchester United”, thuhet në komunikatën e United.
Ndërsa, drejtimin e klubit për ndeshjet e ardhshme do ta marr legjenda e United, Michael Carrick.
/KlanKosova/