Zyrtare: Juve e transferon një tjetër talent

Nicolo Rovella zyrtarisht është lojtar i Juventusit.

Juventusi ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje për ta transferuar Nicolo Rovellan nga Genoa.

18-vjeçari do të qëndrojë në Genoa në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.

Ai ka bërë këtë edicion 9 paraqitje në Serie A.

Në këtë marrëveshje Juve përfshiu dy lojtar të akademisë, mesfushorin 21-vjeçar Manolo Portanova dhe 19-vjeçarin Elia Petrelli që do t’i bashkohen Genoas nga Juve me marrëveshje të përhershme./EkonomiaOnline

Read Previous

​Bie numri i udhëtarëve me tren dhe aeroplanë në Kosovë

Read Next

Projekti “Rritja e mundësive të punësimit të grave dhe të riatdhesuarve”