Zyrtare: Joao Felix, lojtar i ri i Chelseat

Chelsea ka konfirmuar marrëveshjen per huazimin e sulmuesit Joao Felix nga Atletico Madridi.

Blutë e Londrës nuk kanë të ndalur në afatin kalimtar të janarit, pasi kanë konfirmuar edhe përforcimin e tretë deri tani.

Pas David Datro Fofana dhe Benoit Bodiashile, Chelsea ka konfirmuar edhe transferimin e portugezit Joao Felix.

Është vet faqja zyrtare e Bluve, e cila ka konfirmuar marrëveshjen e huazimit të lojtarit nga Atletico Madridi.

“Joao Felix do të jetë pjesë e skuadrës së Chelseat për pjesën e mbetur të sezonit, pasi u transferua në Stamford Bridge si huazim nga Atletico Madrid”, thuhet në njoftim.

Huazimi i portugezit deri në fund të sezonit thuhet se do t’i kushtojë Bluve rreth 10 milionë euro, ndërsa nuk ka të përfshirë ndonjë opsion blerje. /Telegrafi/

Read Previous

Qytetarët e Gjakovës vlerësojnë kontributin e bashkatdhetarëve në ekonominë e vendit

Read Next

Kurti takohet me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet