Zyrtare: Ermal Krasniqi nënshkruan me Rapid Bukureshtin

Rapid Bukuresht ka zyrtarizuar transferimin e Ermal Krasniqit nga CFR Cluj, ku anësori do të mbajë numrin 77.  

Krasniqi ka mbërritur në Rumani nga Kosova, nga Ballkani, ku ka qenë shok skuadre me një tjetër lojtar të Rapidit, golashënuesin Albion Rrahmani.

“Jam i lumtur që kam ardhur në Rapid, tifozët janë të jashtëzakonshëm. Më pëlqeu shumë atmosfera në Giulesti dhe dua që së bashku të luftojmë për kampionatin”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka nënshkruar kontratë të vlefshme për dy sezone e gjysmë, me opsion vazhdimi edhe për një sezon.

Në sezonin aktual, Ermali ka luajtur 12 ndeshje për Clujin, në kampionat, ku ka dhënë dy asistime për gola.

Ashtu si dy kosovarët e tjerë në skuadrën e Cristiano Bergodit, edhe Krasniqi luan për Kosovën.

Transferimi i Krasniqit është nënshkrimi i tretë i këtij dimri për Rapid Bukureshin, pas Florent Hasanit dhe Borisav Burmazit.

/Telegrafi/

Read Previous

Guardiola nuk e harron yllin që e kërkoi në verë, e dëshiron edhe tani në janar te Manchester City

Read Next

Jasharaj i përgjigjet Nagavcit për testimin e mësimdhënësve: Nënçmim dhe ofendim ndaj tyre