GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka bërë të ditur se gjatë periudhës njëjavore të punës, nga 08.05.2026 deri më 15.05.2026, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar gjithsej 43 raste të reja.
Sipas të dhënave zyrtare, pjesa më e madhe e rasteve lidhet me dhunën në familje, ndërsa janë evidentuar edhe raste të tjera të natyrave të ndryshme penale.
Nga 43 rastet e trajtuara, 40 janë raste të dhunës në familje, 2 raste të tentim vrasjes, si dhe 1 rast i shkeljes së urdhrit mbrojtës.
Në kuadër të punës së institucioneve kompetente, janë parashtruar 7 kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) në gjykatë dhe 10 kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME). Po ashtu, janë regjistruar 2 kërkesa për ndërprerje të urdhrit mbrojtës dhe 1 kërkesë për ndryshimin e tij, si dhe 2 aktvendime të refuzuara.
Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe 2 kërkesa për kompensim nga fondi i viktimave, 6 përpilime të parashtresave të ndryshme, si dhe 56 seanca gjyqësore dhe 15 seanca në prokurori.
Në aspektin e asistencës juridike, janë dhënë 49 këshilla juridike, ndërsa janë regjistruar 5 aktgjykime dënuese, 2 aktgjykime refuzuese dhe 1 aktgjykim lirues.
Po ashtu, janë realizuar 3 përfaqësime të rasteve në polici dhe 5 referime të rasteve në Qendrën për Punë Sociale (QPS). /RTKLive