Zyra e Prokurorit të Specializuar konfirmon se po kryen operacione në Kosovë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se po kryen operacione sot në Kosovë. Sipas ZPS-së, procesi hetimor përqendrohet në vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, ZPS ka thënë se operacionet janë autorizuar nga ana gjyqësore e Dhomave të Specializuara dhe janë mbështetur nga EULEX-i.

Specialja ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj. Gjithashtu është arrestuar ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu. Ndërkaq, është raportuar edhe për arrestimin e Bashkim Smakajt./KosovaPress

Read Previous

“Investimi në lumin Drin shmang përmbytjen në mbi 500 hektarë tokë bujqësore”

Read Next

Bastiset shtëpia e Hajredin Kuçit