Zvicra falënderon Shqipërinë për mbledhjen dhe promovimin e paqes, kërkon mënyra alternative për zbatimin e Kartës së OKB-së

Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, ka falënderuar Shqipërinë për mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur në Këshillin e Sigurimit për çështjen e Ukrainës, si edhe për rolin e vendit në promovimin e paqes.

Kështu e ka hapur ai fjalën e tij gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme, pasi ka qenë vetë i pranishëm në tryezën e diskutimit, për të përfaqësuar Zvicrën.

Sipas Berset, pasojat e kësaj lufte janë planetare, pasi ka rreziqe bërthamore, pabarazia është rritur dhe karta e OKB-së është shkelur rëndë nga Rusia.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar që integriteti i Ukrainës të respektohet plotësisht dhe i kërkoi Moskës të tërheqë menjëherë agresionin.

Një gjuhë e fortë kjo, pavarësisht neutralitetit ushtarak që Zvicra gëzon tashmë prej dekadash në Evropë.

Të gjithë qytetarëve të Ukrainës u duhet garantuar e ardhmja, mbi të gjitha fëmijëve.

Por, Këshilli i Sigurimit, rolin e tij e ka të kufizuar dhe duhen gjetur mënyra alternative se si karta e OKB-së të zbatohet plotësisht.

Në këtë frymë, vetë Zvicra po bën të pamundurën për të ndihmuar Ukrainën në mënyra humanitare, apo edhe me çminimin e zonave të minuara nga Rusia në Ukrainë.

Teksa, si synim dhe opsion i vetëm, multilateralizmi është rruga e duhur, në sytë e presidentit zviceran.

/albanianpost/

Read Previous

Edi Rama përplaset me Rusinë, ia përmend që Pavarësia e Kosovës u vulos nga Drejtësia Ndërkombëtare

Read Next

Celulari te foshnjet, okulistja: Dëmton shikimin në mënyrë të pariparueshme