Zveçani i qetë, për tre orë s’voton asnjë qytetarë

Asnjë qytetarë nuk ka votuar ende në komunën e Zveçanit, ku parashihen rreth katër mijë e 24 votues me të drejtë vote të cilët deri më tani nuk e kanë shfrytëzuar atë.

Kështu bën të ditur ekipi i RTV Dukagjinit i cili po qëndron në atë pjesë për të mbikëqyrur procesin e votimit.

Materiali raportohet se ka arritur në kohë, por që komisionerët e vëzhguesit janë ende në pritje të votuesve.

Ndryshe deri më tani edhe në Soqanicë të Leposaviqit nuk ka votuar asnjë qytetarë.

Rreth dy mijë e 800 qytetarë kanë të drejtë vote në këtë pjesë por asnjë prej tyre nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë.

Në këtë fshat pas rreth gjysmë ore pritet të arrijë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të parë mbarëvajtjen e procesit deri më tani dhe është paraparë që pas vizitës së tij të bëjë një deklarim për media./RTVDukagjini

Read Previous

Biden thirrje Senatit: Të votohet menjëherë paketa e miratuar për Ukrainën dhe Izraelin

Read Next

Krasniqi nga Veriu: Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë