ZRRE-ja gjobit KESCO-n dhe KEDS-in

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka marrë vendim që të gjobit KESCO-n me 8.4 milionë euro dhe KEDS-in me 2.7 milionë.

Ky vendim është marrë nga bordi i ZRRE-së në mbledhjen e mbajtur të mërkurën.

“Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar vlerësimin përfundimtar në lidhje me gjetjet e prezantuara nga stafi profesional i ZRRE-së në raportet e monitorimit dhe ka miratuar propozimin për masat administrative me gjobë për KESCO ne vlerën prej 8,4 milionë euro dhe për KEDS ne vlerën prej 2,7 milionë euro, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Gjatë kësaj mbledhje Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe miratuar dy kërkesa.

KEDS.

“Bordi i ZRRE-së, shqyrtoi raportet fillestare të monitorimit për KOSTT dhe KEK, pas shqyrtimit Bordi i ZRRE-së, ka vendosur që raportet t’ju dërgohen palëve për të ofruar komentet e tyre me shkrim për shkeljet e gjetura, brenda 14 ditësh nga pranimi i raporteve”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, është shqyrtuar dhe miratuar edhe Rregulla për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Kapaciteteve të Reja Gjeneruese.

Në njoftim është thënë se Bordi ka miratuar edhe disa propozime të tjera për operatorët në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë që thuhet se, kanë të bëjnë me “Rregullat për Alokim Eksplicit ditor të kapacitetit në kufijtë e zonave ofertuese të shërbyer nga Zyra e ankandeve të koordinuara të Evropës Juglindore, si dhe propozim ndryshimet në kodin për qasje në toka dhe ndërtesa”.

Teksa janë miratuar edhe 14 kërkesa për marrje të autorizimit të ndërtimit të paneleve solare për vetkonsum, nga të cilat 9 janë dorëzuar nga persona fizikë dhe pjesa tjetër e mbetur nga ndërmarrje të ndryshme me gjithsej 503kË.

Nga bordi është thënë se janë shqyrtuar edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të ZRRE-së. /Albanianpost.com

Read Previous

Santi Cazorla dëshiron rikthimin te Arsenali

Read Next

Britania shënon inflacionin më të lartë në 41 vite