Britania shënon inflacionin më të lartë në 41 vite

Qeveria e Rishi Sunak po përgatitet të prezantojë buxhetin e ri, të enjten. Megjithatë, inflacioni në vend arriti në nivelin më të lartë në 41 vite në tetor, duke rritur presionin mbi qeverinë që të marrë më shumë masa për të mbrojtur qytetarët kundër kostos gjithnjë në rritje të jetesës.

Çmimet e konsumit u rritën me 11.1% në 12 muajt deri në tetor, duke mposhtur vlerësimet e ekonomistëve për një rritje prej 10.7%.

Çmimet e larta të ushqimeve dhe energjisë rriten inflacionin në tetor, duke e çuar në nivelin më të lartë të 41 viteve që nga tetori 1981, sipas të dhënave të publikuara sot nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Shifrat e reja vijnë një ditë përpara se kancelari i Thesarit Jeremy Hunt të prezantojë buxhetin e ri mes thirrjeve në rritje për paga më të larta, rritje të përfitimeve dhe më shumë shpenzime për shëndetësinë dhe arsimin.

Në krahasim, inflacioni i SHBA-së shënoi rënie në 7.7% në tetor nga 8.2%  në shtator.

/abcnews.al

Read Previous

ZRRE-ja gjobit KESCO-n dhe KEDS-in

Read Next

Lëshohet për qarkullim një segment i rrugës “Bujar Roka”