Zogaj: Vettingu e minon pavarësinë e gjyqësorit

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, vlerëson se sistemi prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë nuk ka nevojë për një Vetting të jashtëm.

Sipas tij pohimet se sistemi i drejtësisë do t’i nënshtrohet këtij procesi nuk janë të bazuara askund.

“Qeveria dhe Kuvendi do të duhej të kishin ekspertizë kredibile. [Vettingu] absolutisht e minon pavarësinë e gjyqësorit sepse po bëhet për një institucion që është i pavarur”, është shprehur Zogaj për Klan Kosova.

“Qeveria nuk mund të diskutojë për pavarësinë e gjyqësorit. Gjyqësori Kosovës besoj që me veprimet e fundit është prej më transparentëve në rajon. Na duhen disa korrektime në sistem por ato kanë të bëjnë me mekanizma të brendshëm”.

“Ideja që qeveria të diskutojë për integritetin e gjyqtarëve e cenon pavarësinë e gjyqësorit. Ka keqkuptim të madh në këtë proces. Nëse nuk kemi mekanizëm të brendshëm permanent që nuk e monitoron përformancën e gjyqësorit, çfarëdo Vettingu i jashtëm do të jetë i dështuar. “

/KlanKosova/

Read Previous

Ish-presidentit Thaçi i largohet një avokat nga ekipi i mbrojtjes në Hagë

Read Next

Australi, pas dy javësh gjendet 4-vjeçarja e zhdukur