Zjarri përfshiu një shtëpi të moshuarish në qytetin Villafranca del Ebro në veri të Spanjës mëngjesin e së premtes duke lënë të paktën 10 persona, të vdekur, tha qeveria rajonale e Aragonit.
Zjarri filloi në një rezidencë për të moshuar të quajtur “Jardines de Villafranca” rreth orës 5 të mëngjesit dhe u deshën disa orë që zjarrfikësit ta shuanin atë, tha një zëdhënës i qeverisë rajonale, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Zëdhënësi nuk mundi të specifikonte nëse të gjithë viktimat ishin banorë të shtëpisë së të moshuarve, ku jetonin 82 të moshuar.
Një person ndodhej në gjendje kritike për jetën, ndërsa disa persona janë nën kujdes kryesisht për shkak të thithjes së tymit, transmeton Klankosova.tv
Zjarrfikësit, të cilët erdhën nga zona e Zaragozës, një qytet 35 kilometera larg, ambulancat dhe policia janë në vend, tha ai. Shkaku i zjarrit ishte ende duke u hetuar./Klankosova.tv