Policia e Kosovës bëri të ditur se sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë, një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, bëri të ditur për Telegrafin se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit.
“Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo. /Telegrafi/