Një objekt që shfrytëzohej për punëtori është djegur gjatë natës së mbrëmshme në Gjakovë. Ekipet e zjarrfiksëve kanë arritur në vendin e ngjarjes por flakët kishin kapluar sipërfaqen e objektit që për pasojë edhe dëmet janë të konsiderueshme. Ndërkohë institucionet thonë se për shkaktarët e zjarrit hetimet janë duke vazhduar.
Zjarri kaplon një punëtori në Gjakovë