Zjarri djeg banesën, humb jetën i moshuari

Një 82 vjeçar ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit në Lushnje, si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bubullimë, ku ka marrë flakë një banesë e vjetër në të cilën jetonte çifti i moshuar.

Si pasojë e zjarrit dhe tymit ka ndërruar jetë 82-vjeçari Koli Koçi, ndërsa bashkëshortja e tij ka arritur të dalë nga banesa në kohë.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë soba e lënë ndezur gjatë natës që ka shkaktuar zjarrin ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes./a2news/

Read Previous

Kurti kritikon qasjen ndaj Vuçiqit: Sa më shumë telashe bën në rajon, aq më shumë para merr nga BE-ja

Read Next

Sot shpallet vendimi i Apelit në Hagë për Salih Mustafën