Rreth orës 14:00 njësia e zjarrfikësve në komunën e Gjakovës ka marrë informatën se ka pasur zjarr në ambientet e Shkugëzës në afërsi të restaurantit Relax, nga pronari I të cilit dhe kanë marrë informatën.
Zjarrëfikësit menjëherë pas Shkugëzës kanë vazhduar për në Morinë për tu bashkangjitur me ekipet tjera që kanë bërë shuarjen e zjarrit në një pjesë tjetër atje. Gjatë kësaj periudhe puna e zjarrfikësve është intensifikuar pasi që ndezja e zjarreve kohëve të fundit është shndërruar në fenomen, duke bërë që ata të jenë pothuajse tërë kohën në teren.