Zjarr prej dy ditësh në Malin e Çikës

Prej dy ditësh në malin e Çikës ka rënë zjarr, vatër e cila vijon të mbetet aktive.

Deri tani sipas raportimeve janë djegur 5 hektarë shkurre dhe barishte.

Sipas Klan News, flakët kanë përparuar në jug të Malit të Çikës në drejtim të Llogarasë.

Prandaj autoritetet po marrin masa për mbajtjen nën kontroll të flakëve, por terreni është i vështirë. Deri më tani, flakët mbeten larg Llogarasë./Sinjali/

Read Previous

​Muaji i kinematografisë, mirënjohje të gjithë aktorëve

Read Next

Monza synon Berat Gjimshitin