Zjarr pranë zyrave të Microsoft në Izrael pas një goditjeje raketore iraniane

Një sulm raketor i dyshuar nga Irani ka shkaktuar zjarre të mëdha mëngjesin e sotëm në qytetin Beershebë, në jug të Izraelit, pranë zyrave të kompanisë Microsoft dhe qendrave të tjera teknologjike, raporton BBC, shkruan Gazeta Sinjali.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë tym të dendur dhe flakë që përfshijnë një pjesë të Parkut të Teknologjisë së Avancuar Gav-Yam, ku ndodhen disa nga zyrat më të rëndësishme të industrisë teknologjike izraelite, përfshirë edhe zyrën lokale të Microsoft-it.

Sipas autoriteteve izraelite, pesë persona janë plagosur si pasojë e sulmit dhe janë dërguar për trajtim në Qendrën Mjekësore Soroka – spitali që një ditë më parë ishte vetë objekt i një goditjeje raketore iraniane. Gjendja e të plagosurve raportohet të jetë e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ky incident vjen në vazhdën e përshkallëzimit të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit, me sulme të ndërsjella që kanë përfshirë objektiva strategjikë dhe civilë në të dyja vendet.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ushtarët italianë patrullojnë në Dragash

Read Next

Gara çiklistike