Zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe, të paktën 52 të vdekur

Të paktën 52 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin më të madh të Afrikës së Jugut, kanë thënë autoritetet.

Zyrtarët thanë se dhjetëra të tjerë u plagosën gjithashtu nga zjarri në Johanesburg.

Zëdhënësi i Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave, Robert Mulaudzi tha se një operacion kërkimi dhe rikuperimi ishte duke u zhvilluar.

Autoritetet thanë se zjarri ishte shuar kryesisht, por tymi ende dilte nga dritaret e ndërtesës së nxirë./Reporteri.net/

Read Previous

Gratë shqiptare që kanë bërë histori

Read Next

Post Covid, mjekët: Në 2 vjet janë shtuar pacientët me çrregullime në frymëmarrje dhe depresion