Zjarr në anijen turistike me 288 persona pranë Korfuzit

Një zjarr shpërtheu të premten në një anije lundrimi me flamur italian që lundronte përmes detit Jon me 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, sipas policisë greke.

Të gjithë pasagjerët nga Euroferry Olympia, që po shkonte drejt Italisë nga qyteti grek i Igoumenitsa-s, janë të sigurt dhe në varkat e shpëtimit, thanë autoritetet.

Nuk është raportuar për viktima dhe policia tha se tre rimorkiatorë dhe tre varka patrullimi u dërguan për të ndihmuar pasagjerët. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe ka filluar një hetim./Anabelmagazine/

Read Previous

NATO akuzon Rusinë, po përpiqet të gjejë “pretekst” për të pushtuar Ukrainën

Read Next

Carragher këshillon Manchester Unitedin të shesë Ronaldon