Ish-trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane po konsiderohet nga bordi i Bayern Munich-ut për të pasuar Thomas Tuchel, raporton “Sky Germany”.
Tri humbje të njëpasnjëshme në të gjitha garat e kanë lënë Bayern-in në një krizë të plotë. Megjithatë, klubi ka konfirmuar dëshirën e tyre për të mbajtur Tuchel-in në krye deri në fund të sezonit.
Kjo kryesisht për faktin se ka pak kandidatë të disponueshëm për “Der Rekordmeister” për t’u ulur menjëherë si zëvendësues të Tuchel në mes të sezonit.
Megjithatë, sipas “Sky”, Zidane do të ishte i disponueshëm për të marrë frenat në Bavari menjëherë nëse forma e dobët e Bayern-it vazhdon.
Kuptohet se kampionët gjermanë vlerësojnë atmosferën që sjellë Zidane dhe pasi ai ka fituar pothuajse gjithçka gjatë dy qëndrimeve të tij në krye në “Bernabeu”.
Ashtu si Zidane, siç është raportuar më parë, Bayern ka identifikuar ish-trajnerin e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, si një zgjidhje të mundshme për rolin e menaxherit të përkohshëm.
Megjithatë, ndërsa Bayern po përgatitet për largimin e Tuchel-it, nuk ka ende një plan për ta liruar atë nga detyrat e tij, pasi ata shpresojnë të analizojnë situatën e tyre në verë.
Xabi Alonso i Bayer Leverkusen-it është ende padyshim objektivi numër një i “Der Rekordmeister”, por ata e dinë se do të duhet të konkurrojnë me Liverpool-in.
Sidoqoftë, Bayern është i përgatitur për më të keqen dhe ka opsione në tavolinë. Por nëse Zidane dhe Solskjaer do të ishin zgjidhje të përhershme në verë nuk është ende e qartë.
/albanianpost/