Oleksandr Zinchenko beson me vendosmëri Arsenali mund të fitojë Premier League duke krijuar identitetin e tij në vend që të kopjojë punën e Pep Guardiolës në Manchester City.
Cituar nga Daily Mail, mbrojtësi shpjegoi: “Unë nuk mendoj se duhet të kopjojmë dikë si City.
“Sigurisht që për momentin ata janë ndoshta skuadra më e mirë në botë. Nëse shikoni statistikat dhe titujt që ata kanë fituar në dy vitet e fundit, është e mahnitshme. Ju gjithmonë duhet të shikoni më të mirët, por jo të jeni si ata”
Man City mundi Arsenalin drejt titullit për dy sezonet e fundit radhazi. /GazetaBlic Sport/