Jude Bellingham, një nga mesfushorët më të spikatur të Real Madridit, ka folur me entuziazëm për idhullin e tij të fëmijërisë, Zinedine Zidane.
Në një intervistë të fundit, ylli anglez zbulon ndikimin që legjenda franceze ka pasur në zhvillimin e tij si futbollist.
“Isha i vogël kur babai më dhuroi një fanellë të Zidanes. Që atëherë e kam admiruar gjithmonë. Zidane është një futbollist që luan bukur”.
“Ai përfaqëson mënyrën se si dua ta luaj lojën në një botë ideale” shprehet Bellingham, duke treguar qartë se frymëzimi i tij nuk ka qenë rastësor.
Bellingham po kalon një periudhë të artë në kryeqytetin spanjoll. Në sezonin e tij të parë me fanellën e Real Madridit, ai regjistroi 23 gola dhe 13 asistime – një arritje mbresëlënëse për një mesfushor.
Ai e ka vazhduar formën e mirë edhe këtë sezon me 14 gola dhe 14 asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/