Zhegrova pritet të jetë titullar në ndeshjen e sotme ndaj Marseille

Një super ndeshje do të zhvillohet sot në Ligue 1.

Marseille dhe Lille premtojnë spektakël, ashtu siç ka ndodhur në përballjet e kaluara mes këtyre dy skuadrave.

Edon Zhegrova pritet të jetë titullar në këtë takim shumë të rëndësishëm, pasi që u pushua pikërisht për këtë gjë nga ndeshja e Ligës së Kampionëve ndaj Sturm Graz.

Ky takim do të luhet me fillim nga ora 17:00, kurse këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave:

Marseille: Rulli; Murillo, Balerdi, Kondogbia, Merlin; Rongier, Hojbjerg, Rabiot; Greenwood, Maupay, Luis Henrique

Lille: Chevalier; Mandi, Diakite, Alexsandro, Gudmundsson; Andre, Andre Gomes; Zhegrova, Haraldsson, Sahraoui; David

/GazetaBlic Sport/

Read Previous

Rayo Vallecano – Real Madrid, formacionet e mundshme

Read Next

Frattesi: Fitorja e titullit në derbi, momenti im më i bukur si interist