Zhduket një person në Gjakovë, i vëllai thotë se që tre muaj nuk i dihet vendndodhja

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zhdukjes së një personi në Gjakovë.

Sipas raportit policor, një person ka raportuar se vëllai i tij para tre muajve i ishte në vizitë dhe prej asaj dite nuk i dihet vendndodhja.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se diku rreth tre muaj më parë, vëllai i tij ka qenë në vizitë dhe pas asaj vizite nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. 

/Telegrafi/

Read Previous

Bashkimi Evropian prezanton detyrimin doganor për produktet më të lira se 150 euro

Read Next

Bibla më e vjetër më e plotë hebraike shitet për 38.1 milionë dollarë