Zgjedhjet presidenciale të Real Madridit – A do të ketë Florentino Perez një rival?

Tashmë është zyrtare: Real Madrid-i ka nisur këtë të martë, tre muaj përpara afatit, procesin zgjedhor për të zgjedhur presidentin dhe Bordin e Drejtorëve për katër vitet e ardhshme.

“Presidenti, pasi dëgjoi Bordin e Drejtorëve të mbajtur sot, dhe në përputhje me nenin 38 seksionin b të Statutit Social të Real Madrid CF, i ka kërkuar Bordit Zgjedhor që të fillojë procedurën për shpalljen e zgjedhjeve për Presidentin dhe Bordin e Drejtorëve”, ka njoftuar klubi përmes një komunikate.

Florentino Perez filloi mandatin e tij të gjashtë si president i klubit të bardhë në prill 2021, pasi ishte kandidati i vetëm për postin.

Gjithçka tregon se lideri i klubit të bardhë do të jetë sërish kandidati i vetëm për presidencën, siç ka ndodhur në katër mandatet e tij të fundit (2009, 2013, 2017 dhe 2021), në të cilat ai u rizgjodh pa opozitë pasi nuk u paraqit asnjë kandidat.

77-vjeçari gjithashtu kryesoi klubin e bardhë nga viti 2000 deri në 2006, vit kur dha dorëheqjen, përpara se të kthehej në 2009.

Që nga ai vit 2000, Florentino ka fituar 65 tituj si kryetar i klubit të bardhë: 37 në futboll (7 Champions League, 7 Kupa Botërore për Klube, 6 Superkupa Evropiane, 7 La Liga, 3 Kupa Mbreti dhe 7 Superkupa Spanjolle) dhe 28 në basketboll (3 Kupa Evropiane, 1 Kupa Ndërkontinentale, 8 Liga, 7 Kupa Mbret dhe 9 Superkupa Spanjolle). /Albanianpost.com

Read Previous

Zjarret në Kaliforni, mbi 1400 zjarrfikës në terren

Read Next

Alexander Schallenberg do të shërbejë si udhëheqës i përkohshëm i vendit