Zgjedhjet në Francë/ Rreth 30 mijë policë në rrugë për të shmangur incidentet

Rreth 30,000 policë do të vendosen në të gjithë Francën të dielën vonë, pas balotazhit parlamentar, për të siguruar që të mos ketë incidente.

Raundi i dytë do të përcaktojë nëse Tubimi Kombëtar (RN) i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen do të sigurojë një shumicë parlamentare për herë të parë dhe do të formojë qeverinë e ardhshme në Francë.

Fushata zgjedhore është dëmtuar nga tensione politike si dhe nga disa incidente të dhunshme, dhe zëdhënësja e qeverisë Priska Theveno tha se ajo dhe ekipi i saj u sulmuan nga një grup i vogël të rinjsh të mërkurën mbrëma.

Ajo nuk u lëndua por zëvëndësi i saj dhe një tjetër burrë u plagosën.

Një kandidate e RN në Savoy, Marie Dassy,  ​​tha se ajo u sulmua nga një shitës.

Rreth 5,000 nga 30,000 oficerë policie që do të vendosen atë natë do të jenë brenda dhe rreth Parisit dhe do të sigurojnë që e djathta radikale dhe e majta radikale të mos përfitojnë nga situata për të shkaktuar kaos. /abcnews.al

Read Previous

Kryeministri Kurti uron ditën e pavarësisë së SHBA-së

Read Next

Scholz: Gjermania nuk do të jetë kurrë palë në konfliktin në Ukrainë