Mimoza Kusari është e vetmja grua ish kryetare e një komune, Shoqëria Civile kritikon partitë se po lënë anash gratë.
Është e vetmja grua në historinë e Kosovës të cilës iu besua qeverisja e një komune.
Mimoza Kusari Lila ishte kryetarja e pare grua në Gjakovë dhe në mbarë vendin.
Por ajo si e tillë, mbeti edhe e fundit.
Pas saj asnjë grua nuk qeverisi më komunë.
Mos përfshirja e grave në politika lokale duket se nuk do të ndryshojë as në zgjedhjet lokale të këtij viti.
Deri tash kandidatja e vetme grua e cila po garon për kryetare është Hyrie Dobrunaj nga LDK.
Kjo parti me të i hyri garës në Deçan, komunën e cila nuk ishte kurrë bastion i LDK-së