Është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Gjakovë. Takimin e sotëm morrën pjesë disa nga organizatat në Gjakovë si dhe përfaqësues të Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport. Organizatat rinore që operojnë nën këtë këshill kanë zgjedhur Altin Hafizjahën për të udhëhequr në dy vitet e ardhshme.
Hafizjaha tha se ndër çështjet që do shtyjë përpara në bashkëpunim me organizatat tjera joqeveritare është qendra rinore, që u ka munguar tash sa kohë.
Këshilli i veprimit rinor lokal (KVRL) është themeluar me Ligjin për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë (Ligji Nr. 03/L-145) i cili është miratuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës në vitin 2009, dhe funksionon që atëherë në disa qytete të Kosovës.