Zëvendësuesi i Benzema, Ancelotti: Nuk e keni parë?! E kemi në skuadër

Real Madrid u nda këtë verë pas shumë vitesh me Karim Benzema. Pritej që “Los Blancos” të ndërhynin në sulm pas lamtumirës së francezit, megjithatë deri në këtë moment spanjollët nuk e kanë bërë dhe trajneri Carlo Ancelotti në një intervistë të fundit bën të ditur se zëvendësuesi i Benzema në fakt ka mbërritur dhe është pjesë e 11-tëshes titullare.

“Ne te Reali besojmë shumë se Jude Bellingham është i zoti për të mbuluar mungesën e Benzema. Bellingham është një lojtar shumë i pjekur dhe ajo çfarë bën në fushë ne nuk na surprizon aspak. E njohim mirë sepse e shohim në stërvitje, për t’u habitur është fakti që ai është vetëm 20-vjeç”, u shpreh Ancelotti.

Në këto dy javë të para të kampionatit, Bellingham ka shkëlqyer duke shënuar tre gola ndërsa në llogarinë e tij është edhe një asist. Direktivat e Ancelottit për talentin britanik janë të qarta dhe sa herë skuadra sulmon në krah, Bellingham depërton në zonën kundërshtare ku shfrytëzon më së miri aftësitë e tij realizative. /Supersport.al/

Read Previous

Shkrirja e akullnajave në Austri zbulon trupin e një alpinisti që u zhduk në vitin 2001

Read Next

Vdekja e pacientit në Psikiatri, Bordi i ShSKUK-së paralajmëron veprime ligjore