Zëvendëspresidentja amerikane, Harris: Ndaj Rusisë nuk do të ndalemi vetëm me masa ekonomike

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, tha se çdo pushim i mëtejmë i Ukrainës nga Rusia do të pasohet nga forcimi i krahut lindor të NATO-s.

Ne nuk do të ndalemi me masat ekonomike. Ne do të forcojmë më tej aleatët tanë të NATO-s në krahun lindor” tha Harris në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

Këto paralajmërime të zv. presidentes amerikane vijnë vetëm një ditë pasi presidenti amerikan Biden u deklarua që nuk është i bindur që Moska po tërhiqet nga një pushtim i mundshëm i Ukrainës.

ShBA-të vlerësojnë se ka 169,000-190,000 personel rus të grumbulluar përgjatë kufijve të Ukrainës.

G7 para pak ditësh ka paralajmëruar Rusinë me sanksione “të mëdha” ekonomike.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Të ardhurat nga të drejtat televizive në Premier Ligë pasurojnë edhe më shumë klubet

Read Next

Tetë viktima nga coronavirusi dhe 249 raste të reja në 24 orë