Zelensky thotë se takimi me Trumpin në Vatikan ishte ‘më i miri’

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se ka diskutuar për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe sanksionet ndaj Rusisë me Donald Trumpin, në margjinat të funeralit Papa Françeskut në Vatikan, në atë që ai e cilësoi si “takimi më i mirë” që kishin pasur ndonjëherë.

Në komentet e publikuara nga administrata e tij presidenciale, Zelensky tha gjithashtu se ai dhe presidenti amerikan ranë dakord se një armëpushim 30-ditor midis Kievit dhe Moskës ishte hapi i duhur i parë drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.

Zelensky gjithashtu shtoi se kishte ngritur temën e sanksioneve me Trumpin gjatë takimit të papritur javën e kaluar, dhe se përgjigjja e Trump mbi këtë çështje ishte “shumë e fortë”.

Megjithatë, siç raporton “Reuters”, ai nuk dha hollësi të mëtejshme.

Presidenti ukrainas gjithashtu theksoi se marrëveshja për mineralet kritike e nënshkruar nga të dy vendet të mërkurën sjell përfitime për të dyja palët, dhe se ajo do t’i mundësonte Ukrainës të mbronte investimet e ardhshme amerikane, si dhe territorin dhe popullin e saj.

Marrëveshja, e promovuar fort nga Trump, do t’i japë Shteteve të Bashkuara akses të preferuar në marrëveshjet e reja për mineralet ukrainase dhe do të hapë rrugën për investime amerikane në rindërtimin e Ukrainës.

Zelensky tha se paratë, të paktën fillimisht, do të riinvestohen dhe nuk do të largohen nga Ukraina.

“Vetëm nëse palët, në të ardhmen, bien dakord që në 20 vjet fondi është në rregull, gjërat po ndërtohen, ka prodhim,” -tha ai, duke iu referuar mundësisë për tërheqje të fondeve në një periudhë më të gjatë. /Nacionale/

Read Previous

​Osmani në Malajzi: Kosova destinacion premtues për investime

Read Next

“Reuters”: Evropa do t’u japë investitorëve perëndimorë miliarda euro nga fondet e ngrira ruse