Zelensky telefonatë me Macron, ja çfarë biseduan

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka folur me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

Gjatë bisedës, të dy liderët diskutuan mbi procesin e negociatave, rëndësinë e garancive të sigurisë dhe sigurimin e korridoreve humanitare nga qyteti port i Mariupolit, tha Zelensky në një postim në rrjetet sociale.

Kjo telëfonatë vjen pasi bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë rifilluan sot online, vetëm disa ditë pasi të dyja palët u takuan në Turqi për negociata ballë për ballë.

Më herët sot, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, tha se asnjë “plan i miratuar” nuk ishte paraqitur ende pas bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë. /abcnews.al

Read Previous

OKB: Tragjedia duhet të ndalet, mbi 4 milion ukrainas janë larguar deri më tani

Read Next

Dr.Flori Bakalli rrëfen momente nga takimi me Dren Cakën, të mbijetuarin e masakrës së Vejsave