Udhëheqësi ukrainas, Volodymir Zelensky, është takuar me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një takimi në kuadër të samitit në Davos.
Zelensky i tha Stoltenbergut se pret që NATO të ndihmojë në afrimin e vendit të tij drejt anëtarësimit në aleancën e mbrojtjes këtë vit, sipas agjencisë së lajmeve DPA.
Gjatë takimit, Zelensky theksoi gjithashtu nevojën e Ukrainës për të rritur mbrojtjen e saj ajrore mes sulmeve të vazhdueshme ajrore ruse.
/klankosova/