Zelensky shkarkon krerët e të gjitha qendrave të rekrutimit

Presidenti ukrainas ka shkarkuar të gjithë krerët e qëndrave të rekrutimit ushtarak në Ukrainë, për shkak të shqetësimeve për korrupsion.

“Ky sistem duhet të drejtohet nga njerëz që e dinë saktësisht se çfarë është lufta dhe se cinizmi dhe ryshfeti gjatë luftës është tradhti,” tha presidenti ukrainas.

Gjenerali i lartë Valery Zaluzhny do të jetë përgjegjës për zbatimin e vendimit, tha ai.

/abcnews.al

Read Previous

Vitia për dorëheqjen e ish-drejtorit të Auditimit të ShSKUK-së: Kurti i ka ofruar siguri, s’deshi të kthehet

Read Next

Roli i Microsoft në shkeljen e të dhënave bëhet pjesë e hetimit kibernetik në SHBA